Çmendet Bërnabiqi: ROSU pushtoi veriun, ja për çfarë e akuzon Cramonin

Lajme

Çmendet Bërnabiqi: ROSU pushtoi veriun, ja për çfarë e akuzon Cramonin

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 10:35
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se për raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, sundimi i ligjit “është një gjë kur bëhet fjalë për Prishtinën, ndërsa diçka tjetër në rastin e Beogradit”, dhe pyet nëse ky qëndrim i von Cramon është mesazhi se “serbët në Kosovë nuk kanë të drejta të njëjta me qytetarët kudo tjetër”.

Bërnabiq e ka shkruar këtë në Twitter, me rastin e reagimit të fundit të von Cramon ndaj ngjarjeve kur njësitet e ROSU-së reaguan në veri të Kosovës, dhe tani kur ajo komentoi protestat e opozitës serbe gjatë fundjavës në Beograd dhe qytete të tjera. Bërnabiq pyet se “çfarë porositë von Cramon me këtë”.

“Rasti 1: ROSU, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, pushton veriun e Kosovës. Serbët dalin në rrugë për të protestuar në mënyrë paqësore. ROSU qëllon mbi ta dhe për fat ata nuk vrasin askënd (plagosin Sreqko Sofronijeviqin). Viola von Cramon: Ky është sundimi i ligjit, reagimi i Prishtinës është për respekt të plotë”, ka shkruar Bërabiq në Twitter.

“Rasti 2: Qindra njerëz, pa paralajmërim tubohen, mbyllin rrugën ndërkombëtare dhe ndalojnë lëvizjen e të gjithë të tjerëve nëpër Serbi. Shteti vendos të “mos përdorë forcën”. Viola von Cramon: “Jam e shokuar nga reagimi i autoriteteve, kundërmasat e shtetit ishin jashtëzakonisht të ashpra dhe jo adekuate”, pretendon Bërnabiq me rastin e protestave në Beograd dhe qytete të tjera.

Bërnabiq pyet se çfarë po porositë von Cramon me këtë.

“Çfarë është mesazhi i Violës:

Që të qëllojmë në njerëz që ajo të shpreh “respekt të plotë”, si në rastin e Prishtinës?

Se sundimi i ligjit është një gjë në rastin e Prishtinës, ndërsa diçka tjetër në rastin e Beogradit?

3. Që serbët në Kosovë nuk kanë të drejta të njëjta me qytetarët tjerë”, shkruan Bërnabiq në profilin e saj në Twitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat