Stefanoviç për situatën në Kosovë: Pres vazhdimin e armiqësisë ndaj Serbisë

Lajme

Stefanoviç për situatën në Kosovë: Pres vazhdimin e armiqësisë ndaj Serbisë

Nga: F.B Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 22:15
Nebojsha Stefanoviç

Nënkryetari i qeverisë dhe ministri i mbrojtjes së Serbisë Nebojsha Stefanoviç ka thënë se nuk pret ndryshime thelbësore të politikës që udhëheqin institucionet në Prishtinë pas ndërrimit të komandantit të deritashëm të FSK-së Rrahman Rama , që u trashëgua nga Bashkim Jashari, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai për Kosovo-online deklaroi se e gjitha që treguan viteve të fundit, posaçërisht në 12 muajt e fundit tregon se as nuk mendojnë mirë, para së gjitha për serbët në Kosovë, as për stabilitetin dhe sigurinë në regjion.

“Në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së nuk ka mundësi të formohet e ashtu qujtura ushtri e Kosovës, as nuk janë legjitim, as të bazuar në ndonjë ligj, organ a institucion. Kjo është ajo me rëndësi që duhet të dinë partnerët ndërkombëtar, pra pa marr a marrin pjesë në ato institucione apo i mbështesin duhet ta dinë se ajo duhet të bëhet në mënyrë ligjore, në harmoni me rezolutën dhe drejtën ndërkombëtare”. tha ai.

Stefanoviç sot së bashku me kryeministren Brnabiç morën pjesë në shënimin e 100 vjetorit të themelimit të Karagjorgjevës.

Ai shtoi se pikërisht për këtë mendon se ndryshimi i kuadrove që lidhet me të ashtuquajturën ushtri dhe institucionet mund të ndryshohet qasja ndaj Serbisë.

“Nuk pres se do bëjnë politik tjetër nga ajo që kanë zhvilluar deri tash. Për fat të keq, kjo është vërejtje se serbët janë të rrezikuar dhe aksionet e pakuptimta, aventuriere dhe të rrezikshme me armë në muajt e kaluar kërcënojnë të destabilizojnë Ballkanin. Kjo flet shumë edhe për joseriozitetin dhe natyrisht edhe qëllimet e këqija të institucioneve të Prishtinës ndaj veriut, ndaj serbëve por më duket edhe ndaj njerëzve tjerë që jetojnë në atë pjesë", tha Stefanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat