​Konjufca për Bob Dole: Kosova sot humbi një mik të madh

Lajme

​Konjufca për Bob Dole: Kosova sot humbi një mik të madh

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 22:29
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Bob Dole.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova sot humbi një mik të madh, ndërsa bota një luftëtar të paepur për lirinë dhe demokracinë globale.

Bob Dole, senatori dhe lideri republikan në SHBA, vizitoi Kosovën në vitin 1990. Kjo vizitë historike alarmoi komunitetin ndërkombëtar për gjendjen e vështirë dhe shkeljen brutale të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Senatori Bob Dole ishte përkrahës i madh i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, si dhe punoi me përkushtim deri në çastet e fundit të jetës për shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës. Në këto momente të dhembjes, zemrat tona bashkëndjejnë me familjen Dole dhe popullin amerikan. Prehu në paqe miku ynë i madh”, shkruan Konjufca.

Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat