INPO: Planifikimi i komunave më shumë formal sesa profesional

Lajme

INPO: Planifikimi i komunave më shumë formal sesa profesional

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:25
Foto nga takimi

Planifikimi që bëjnë komunat, më shumë është formal sesa profesional. Ky ishte një nga konkludimet e Iniciativës për Progres (INPO) gjatë publikimit të raportit “Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”.

Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë në INPO tha se në bazë të hulumtimit ka rezultuar që planifikimi që bëjnë komunat, më shumë është formal sesa profesional.

Ky monitorim është i shtrirë në 20 komunat e Republikës së Kosovës. Fillimisht janë shkarkuar nga platforma e-prokurimi planet përfundimtare për prokurimin për vitin 2021. Dhe është shikuar qe ky plan përfundimtar a i përmbush kriteret për marrje të planifikimit, pra a janë aty titujt e kontratave, a janë sasitë, njësitë”, deklaroi Arifi.

Pas kësaj, sipas Arifit, për secilën komunë janë selektuar pesë aktivitete për punë, punësim dhe shërbim. Pastaj është shikuar a janë në përputhje me planin e prokurimit.

Del që ky plan, është  thjeshtë formal për ta krijuar një obligim ligjor sesa për ta pasqyruar atë që ka nevojë komuna të prokuroj gjatë vitit përkatës”, deklaroi Arifi.

Tutje ai tha se komunat janë të pajtuara plotësisht me këto gjetje.

Diell Haxhimusa, monitorues në INPO, tha se asnjëra nga komunat nuk e ka hartuar planin e prokurimit në bazë të kërkesave ligjore.

KRPP-ja nuk kujdeset nëse autoritetet kontraktuese, në këtë rast komunat, e hartojnë planin e prokurimit konform me kërkesat e formatit B01. Gjetje kryesore tjetër është se asnjëra nga komunat e monitoruara nuk ka vendosur sasi-njësi dhe artikuj te aktivitetet për furnizim. Respektivisht edhe në ato raste kur janë vendos këto të dhëna, nuk kanë qenë të sakta me ato të dhëna të cilat i kanë inicu në prokurim, kur i kanë tenderu”, deklaroi Haxhimusa.

Aty u bë e ditur se gjatë intervistave me zyrtarët e prokurimit në komuna dhe njësitë e kërkesës, jo të gjithë prej tyre e dinin se planifikimi prokurimit është përgjegjësi e përbashkët e tyre.

Arbenita Topalli, monitoruese, bëri të ditura rekomandimet që kanë dalur prej raportit.

Komunat të kujdesen që të hartojnë planin e prokurimit, konform kërkesave ligjore duke plotësuar kështu gjithmonë në përputhje me formularin b01. KRPP-ja të kujdeset siç është e obliguar edhe me ligj që aktet e nxjerra nga ky institucion të gjejnë zbatim edhe nga autoritetet kontraktuese. Komunat të sigurohen që te aktivitetet e planifikuara për furnizim të vendosen edhe sasi, njësi dhe artikuj”, deklaroi Topalli.

Në fund Arifi  tha se nga këto gjetje del që komunat kanë ngecje me planifikimin e prokurimit dhe se mungon ky bashkëpunim i domosdoshëm.

Hulumtimi është shtritë në komunat: Deçan, Dragash, Ferizaj, Gllogoc, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Suharekë, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat