SHBA goditi grupet kriminale serbe, reagon Rada Trajkoviq, kërkon largimin e Marko Gjuriqit nga Amerika

Lajme

SHBA goditi grupet kriminale serbe, reagon Rada Trajkoviq, kërkon largimin e Marko Gjuriqit nga Amerika

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:09
Rada Trajkoviq

Politikania serbe Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Trajkoviq ka thënë se Marko Gjuriq duhet të tërhiqet nga Washingtoni, pas sanksioneve të fundit nga SHBA’të.

“Pas njoftimit të sotëm të Departamentit të Drejtësisë së Thesarit dhe në pritje të Samitit për Demokraci, qëndrimi i ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është i papranueshëm. Serbia meriton më mirë, një përfaqësim të pacenueshëm etik në Washington D.C”, ka shkruar ajo.

Trajkoviq kishte akuzuar Gjuriqinn indirekt, ndërsa Radojcicin direkt për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, vrasje kjo që është ende e pa zbuluar.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinovicin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën e kësaj zyre, ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinovic kontrollë të disa bizneseve në disa rajone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat