Muqiqi: Organizimet për festat e fundvitit kanë filluar dhe besoj se do të mbahen

Lajme

Muqiqi: Organizimet për festat e fundvitit kanë filluar dhe besoj se do të mbahen

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:51
Afrim Muqiqi

Këngëtari dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë së Kosovës, Afrim Muqiqi, vlerëson se dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë nga masat antiCOVID janë të pariparueshme.

“Humbja e terminëve është shumë e rëndësishme në këtë kohë, pasi kanë mbetur shumë dasma dhe evente në ajër, pasi as nuk janë mbajtur e as nuk janë anuluar – pritet që të mbahen. Humbjet financiare po ashtu janë shumë të mëdha dhe të pariparueshme, sikur edhe nesër me u hapë të gjitha bizneset përsëri humbjet janë të mëdha”.

Muqiqi, bëri të ditur se shumë restorante dhe hotele kanë filluar organizimin e ndejave të fundvitit.

“Organizimet për festat e fundvitit veçse kanë filluar, janë publikuar edhe reklamat në restorante dhe hotele të ndryshme dhe besoj që këto organizime do të mbahen”, tha Muqiqi.

Kujtojmë se nesër, duke filluar nga ora 13:00, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë së Kosovë do të organizojë protestë para objektit të qeverisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat