Politologu malazez: Rusia, përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe Serbisë, ndikon në Mal të Zi dhe...

Lajme

Politologu malazez: Rusia, përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe Serbisë, ndikon në Mal të Zi dhe...

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:34
Ilija Despotoviq

Gazetari dhe politologu nga Mali i Zi, Ilija Despotoviq ka deklaruar se Rusia përmes tentimit për të ndikuar sa më shumë në Mal të Zi tenton të zvogëlojë ndikimin e Perëndimit atje.

Ai ka akuzuar edhe qeverinë malazeze se është duke përkrahur qëllimet ruse.

Despotoviq duke analizuar format e ndikimit rus në Mal të Zi deklaroi se “Rusia, përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe Serbisë, ndikon në ngjarjet politike dhe sociale në Mal të Zi dhe dëshiron të forcojë pozicionin e saj ndaj Perëndimit.”

Ai vuri në pah edhe tentimin e Rusisë për përfitime nga kjo situatë duke deklaruar se dashamirësia dhe ndihma ruse gjatë historisë, ka qenë gjithmonë e kushtëzuar nga plotësimi i disa nevojave dhe interesave ushtarake dhe shtetërore të Rusisë.

Ndaljen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, Despotoviq e sheh të mundshëm përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas Despotoviq “e ardhmja” e ndikimit rus në Ballkan, madje edhe në Mal të Zi, varet nga perspektiva reale evropiane e Malit të Zi, se kur do të bëhet Mali i Zi anëtar i Bashkimit Evropian.”

Despotiviq theksoi se fuqia dhe supremacia e SHBA dhe NATO-s është epa konkurrencë, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në aspektin e supremacisë së saj politike si aleancë në kuptimin strategjik.

Sa i përketë rritjes së tendencës të përdorimit të propagandës dhe kulturës ruse si mënyrë e ndikimit rus, Despotiviq vuri në pah format e shtrirjes së këtij ndikimi në Mal të Zi.

Sipas tij “Kultura është veçanërisht e përshtatshme për propagandë të kamufluar, ‘delikate’ të interesave shtetërore të Rusisë dhe, natyrisht, veprimet mediatike do të përdoren në këtë kuptim. Tashmë ka media në Mal të Zi që njihen si pro-ruse. Tashmë për televizionin rus ‘Sputnik’ dëgjohet se është ‘CNN rus’. Është simptomatike, për shembull, që Ministrja e Kulturës, Arsimit dhe Shkencës, Vesna Bratiq, vizitoi Rusinë në vitin e parë të qeverisë pro-serbe-ruse në Podgoricë. Mediat kanë vërejtur se ajo ka marrë pjesë në një debat në Moskë nën flamurin e Serbisë, pa flamurin e Malit të Zi”, tha Despotoviq.

Ai reagoi edhe ndaj vizitës së ambasadorit rus në Universitetin e Malit të Zi dhe kritikoj qasjen e menaxhmentit të Universitetit.

Sipas Despotoviq kreu i Universitetit ka përkatësi politike të pa maskuar pro-serbe dhe proruse dhe ambasadori rus, sipas tij, ka nxituar për të promovuar personalisht dhe hapur “bashkëpunimin” midis institucioneve arsimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat