Von Cramon i jep mbështetje Abazoviqit për themelimin e Qeverisë

Lajme

Von Cramon i jep mbështetje Abazoviqit për themelimin e Qeverisë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 00:40
Viola Von Cramon

Eurodeputetja, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se e ka mirëpritur iniciativën e Dritan Abazoviqit dhe pakicave në Mal të Zi për të themeluar një koalicion të ri qeverisës.

Ajo përmes një postimi në ‘Twitter’, ka shkruar se Qeveria e pakicave në Mal të Zi është një nismë e mirëpritur për të zgjidhur ngërçin politik dhe për të çuar përpara reformat e vendit.

”Qytetarët e Malit të Zi votuan për një ndryshim që do të sillte drejtësi për të gjithë, do të persekutonte elitën e korruptuar dhe do të avanconte në rrugën drejt integrimit në BE.

Image
Twitter

Tash është koha e duhur për t’i përmbushur këto premtime, duke mbledhur gjitha forcat demokratike, progresive dhe pro-evropiane prapa @DritanAbazoviqit dhe të fillohet të punohet fortë për ta bërë Malin e Zi shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së”, ka shkruar Von Cramon në ‘Twitter’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat