Abazoviç pranon të shkoj vullnetar në burg, vetëm që të nënshkruhet marrëveshja me Kishën Serbe

Lajme

Abazoviç pranon të shkoj vullnetar në burg, vetëm që të nënshkruhet marrëveshja me Kishën Serbe

Më: 31 janar 2022 Në ora: 19:16
Dritan Abazoviç

Marrëveshja themelore mes shtetit malazez dhe Kishës Ortodokse të Serbisë duhet të jetë në përputhshmëri me kushtetutën dhe është e tillë, sipas zëvendës kryeministrit të qeverisë malazeze Dritan Abazovic përkundër kritikave. Madje ai tha se është i gatshëm të sakrifikohet personalisht për këtë.

“Bëhet fjalë për çështjen teknike të rregulluarit të marrëdhënieve, siç janë rregulluar ato me bashkësitë e tjera fetare e njejtë duhet të veprohet me Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Abazovic gazetarëve para mbledhjes së komitetit për siguri të parlamentit.

Ai i komentoi kritikat se disa prej neneve të Marrëveshjes Themelore janë në kundërshti me kushtetutën, Abazovic pretendoi të kundërtën.

“Preambula nuk është pjesë normative. Pjesa normative na intereson të jetë në përputhje me kushtetutën. Gjithmonë do të gjeni kritikë që thonë se bëhet fjalë për tradhti, por mendoj se nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore është një e mirë për shoqërinë tonë si dhe për pajtim. Nëse për gjëra të tilla shkohet në burg, unë dal vullnetar”.

I pyetur si e sheh rolin e kishës serbe dhe ndikim e saj dhe se a do të duhet që përsëri të bisedoj me përfaqësuesit e saj për qeverinë ardhshme, Abazovic tha se sjellja e kishës serbe në kontekstin e ngjarjeve të reja është korrekte. Ai nuk e përjashtimin e saj si një partner të qeverisë, e në përputhshmëri me interesat e Podgoricës.

“Sa i përket meje politika do të zhvillohet nga Podgorica e pavarur e pa ndikime nga anash. Mali i Zi do të zhvillojë politikë në përputhshmëri me interesat e saj, e secili që përshtatet me këtë është më shumë se i mirëpritur si partner”, tha Abazovic.

Kisha Ortodokse e Serbisë gjerësisht konsiderohet si një vasal i interesave të Rusisë dhe është hapur kundër orientimit pro perëndimor të shtetit malazez dhe kishte kundërshtuar hapur edhe anëtarësimin në NATO të Malit të Zi. Qeveria e kaluar malazeze kishte tentuar të rregullonte çështjen e komuniteteve fetare me një ligj të ri që nxiti protesta të udhëhequra nga kisha serbe dhe e mbështetur nga partitë pro serbe në Mal të Zi në vitin 2019 dhe 2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat