“Askush me mend në krye s’do “Republika Srpska” në Kosovë”/ Dodik reagon ndaj deklaratë së Lajçakut

Lajme

“Askush me mend në krye s’do “Republika Srpska” në Kosovë”/ Dodik reagon ndaj deklaratë së Lajçakut

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:04
Millorad Dodik

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, lidhur me deklaratën se “asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të propozonte diçka si “Republika Srpska” në Kosovë”. 

Dodik një gjë të tillë e ka cilësuar si “standard të dyfishtë”, dhe ka potencuar se si është e mundur që vetëm disa kilometra larg të aplikohet një gjë e tillë.

"Do ta shtroja këtë çështje nga poshtë lartë dhe do të thoja se pse dikush i arsyeshëm do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mos e njohë Republika Srpskan”, ka thënë Dodik për “Srna”.

Miroslav Lajçak në një intervistë dhënë një ditë para nisjes për vizitën në Kosovës, kishte deklaruar se BE-ja kërkon themelimin e Asociacionit, por që askush nuk e do një “Republika Srpska” të dytë, duke parë atë që po ndodh në Bosnje e Hercegovinë.

“Më lejo që ta bëj të qartë. Pozicioni ynë është shumë i qartë – që ne presim që Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e kaluara. Pacta sunt servanda (nga latinishtja: “aktet duhet të mbahen”). Ka një listë të gjatë për Serbinë dhe i kemi ngritur këto çështje, që duhet të zbatohen, te partnerët në Serbi. Kushdo që thotë që ne kemi bërë gjithçka dhe pala tjetër asgjë nuk është duke i ditur faktet, thjesht. Kjo është një gjë. Kështu që Asociacioni nuk është e vetmja çështje, është njëra nga to.Por, në të njëjtën kohë, ne po themi së pari, nuk duam një tjetër “Republika Srpska”. Askush me mendje të shëndoshë, veçanërisht duke e shikuar situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, nuk do të propozonte diçka të tillë”, ka thënë Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat