Gazetarja shqiptare raporton nga Ukraina: Gjendja këtu ma kujton luftën në Kosovë

Lajme

Gazetarja shqiptare raporton nga Ukraina: Gjendja këtu ma kujton luftën në Kosovë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Gazetarja e “Abc News”, Linda Karadaku në një lidhje direkte nga Ukraina ka thënë se gjendja në këtë shtet ia kujton Kosovën e vitit 1998. 

Ajo në emisionin “Frontal”, në T7 tha se gjatë atij viti në Drenicë kishte filluar lufta por se në Prishtinë nuk ishte ndjerë edhe aq. 

E kështu ajo thotë se është gjendja edhe në Ukrainë. 

“Më kujton disa momente atë që ndodhte në Kosovë në vitin 1998 ndoshta që kishin filluar zhvillimet në Drenicë por në Prishtinë nuk është se ndjehej edhe aq shumë. Kështu ndodhi edhe këtu. Ukraina perëndimore është vendi më i sigurt aktualisht në Ukrainë. Njerëzit mendojnë se do të ketë dialog, që do të bëhet përpjekje që të mos ketë luftë dhe që ta vazhdojnë jetën e përditshme”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat