Ambasadori Kiçmari takohet me këshilltarin special të Japonisë

Lajme

Ambasadori Kiçmari takohet me këshilltarin special të Japonisë

Nga: V.N Më: 3 mars 2022 Në ora: 10:06
Sabri Kiçmari dhe këshilltari special Isao Iijima

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, është takuar me këshilltarin special të kryeministrit japonez, Isao Iijima.

Këshilltari Iijima, i uroi mirëseardhje Kiçmarit në Japoni duke i ofruar mbështetje të plotë për forcimin e raporteve në mes të dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar angazhimin e tij që të thellohen raportet në mës të Kosovës dhe Japonisë.

Ndërsa ambasadori Kiçmari e falënderoi këshilltarin z. Iijima për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tij dhe të qeverisë japoneze për Kosovën. Më tej, Ambasadori Kiçmari u shpreh se Japonia është njëri ndër partnerët kryesorë të vendit tonë, duke theksuar se Kosova dhe Japonia ndajnë të njëjtat qëndrime dhe përfaqësojnë vlera të përbashkëta demokratike.

Vlen të përmendet fakti se gjatë karrierës së tij të gjatë politike, mbi 45 vjeçare, z. Isao Iijima ka mbajtur këtë detyrë që nga viti 2012 si këshilltar special i ish-kryeministrit Shinzo Abe, ish-kryeministrit Yoshihide Suga dhe ende vazhdon të jetë në të njëjtën detyrën edhe me kryeministrin e ri z. Fumio Kishida.

Image
Foto nga takimi

 


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat