Rakiq: Do të kërkojmë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet

Lajme

Rakiq: Do të kërkojmë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:00
Goran Rakiq

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se në takimin e fundit ishte hera e parë që s’u pajtuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe do ta kërkojnë edhe një takim me të.

Rakiq, i pyetur se a do të ketë protesta më, tha se nuk e di, por të vazhdojnë të jenë në kontakt me Vuçiqin.

“Nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, do të jemi në kontakt me presidentin Aleksandar Vuçiq. Në takimin e fundit me Vuçiq nuk jemi pajtuar, por shpresojmë se së shpejti ta kemi edhe një takim tjetër dhe t’i afrojmë qëndrimet tona”, është shprehur Rakiq.

Ndërsa, në lidhje me heshtjen e protestuesve serbë përpara mediave, Rakiq tha se është menduar që edhe përmes heshtjes të çohet mesazh drejt, sipas tij, sulmeve të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat