​Aktakuzë ndaj u.d. së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lajme

​Aktakuzë ndaj u.d. së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 1 prill 2022 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj u.d. së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, gjegjësisht të pandehurit H.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri H.G., ka furnizuar me derivate në kuadër të tenderit të spitalit, veturën e tij private duke i shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403,97 euro.

“Nga muaji Shtator 2021 e deri në muajin Dhjetor 2021, në Ferizaj i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete,

në atë mënyrë që në pompën e derivateve ‘HIB Petrol’ e cila gjendet në Ferizaj, shtatë herë, ka furnizuar me derivate në kuadër të tenderit të spitalit, veturën e tij private të markës Hunday, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues të SHSKUK-së dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403,97 euro, me çka ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat