Çun Lajçi publikon videon e rrallë me Ibrahim Rugovën në zyrën e LDK-së

Lajme

Çun Lajçi publikon videon e rrallë me Ibrahim Rugovën në zyrën e LDK-së

Nga: P.R Më: 20 prill 2022 Në ora: 22:41
Çun Lajçi bashkë me ish presidentin Ibrahim Rugova, si dhe figurat tjera të LDK-së.

Artisti i njohur, Çun Lajçi, në faqen e tij në faceook ka publikuar një video të rrallë, ku ai shihet bashkë me ish presidentin Ibrahim Rugova, si dhe figurat tjera të LDK-së.

Sipas Çunit, këto pamjet janë të viteve të 90-ta, ditën kur në zyrën e LDK-së në Prishtinë ishte bërë promovimi i veprave të Gjegj Fishtës.

“Kur s’frigoheshim. Po e ndaj me juve nji material të rrallë, të viteve 90-dheta, me rastin e promovimit të veprave të Fishtës, në zyrën e LDK-së e cila shërbente për gjithëçka. Pra edhe për nji teatër xhepi!”, shkruan Lajçi.

“Tani, shumë nga të pranishmit, o janë n’atë botë o janë të plakur! Faleminderit RTSH-së!”, ka shkruar Çun Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat