Abazoviq: Do të jem kryeministër që nuk bën dallime ndërmjet popujve

Lajme

Abazoviq: Do të jem kryeministër që nuk bën dallime ndërmjet popujve

Më: 23 prill 2022 Në ora: 07:49
Dritan Abazoviq

Mandatari për qeverinë e re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq tha se brenda pak kohësh, iniciativa për formimin e qeverisë se re do të shkojë në parlament dhe pret që për pak kohë të formohet qeveria e re.

Abazoviq përshkruajti gjithë trajektoren e ardhjes së tij në politikë dhe pushtet, por edhe rrëzimin e qeverisë së Krivokapiqit, për të cilën tha se ka pasur anë të mira dhe gjëra të cilat i kundërshton.

“Unë jam shumë i kënaqur me këtë përfundim. Tani kemi mundësi ta krijojmë qeverinë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh. Por, edhe nëse nuk vjen te kjo gjë, një proces, të cilin ne e kemi nisur këtu, ndërrimin e imazhit të shqiptarëve, tregimin se shqiptarët mund të udhëheqin me gjithë institucionet më mirë se të tjerët, ky proces nuk mund të ndalet”, tha Abazoviq.

Në një intervistë  ai tha se nëse vjen në postin e kryeministrit, do të jetë kryeministër, i cili nuk do të bëjë kurrfarë dallimesh ndërmjet popujve, të cilët jetojnë në Mal të Zi.

“Nëse vij në postin e kryeministrit do të jem kryeministër, i cili nuk bën kurrfarë dallimesh ndërmjet popujve, të cilët jetojnë në Mal të Zi”, tha Abazoviq.

“Ne nuk duhet në Ballkan të mendojmë të ndryshojmë kufijtë. Ideja për të cilën unë jam shumë afirmativ është që kufijtë t’i bëjmë të padukshëm, të jenë aty ku janë, të jenë vija administrative, fare normale si në tërë botën, si në tërë Evropën”, u shpreh Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat