Vuçiç i kthen nderin: Rama lider, pa të nuk do ekzistonte Ballkani i Hapur

Lajme

Vuçiç i kthen nderin: Rama lider, pa të nuk do ekzistonte Ballkani i Hapur

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:16
Pamje nga Ohri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kthyer nderin Edi Ramës, për përkushtimin që ka treguar për vazhdimin e nismës së Ballkanit të Hapur.

‘Falënderoj Ramën, i cili ka qenë gjithmonë i fuqishëm. Edhe kur i është kërkuar të heqë dorë nga Ballkani i Hapur, ka treguar vendosmëri që të vijojë ta bëjë. Pa përkushtimin e tij, Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte’, tha Vuçiç në konferencën për mediat pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 ‘Ballkani i Hapur lindi si ideja e tre njerëzve, por sot është i gjithmonë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish në Ohër me makinë dhe të kalosh doganën, për të parë ndryshimin, ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur, që për të gjithë ata që transportojnë produktet e djersës së tyre do të thotë një çlirim i madh’, tha Edi Rama.

Ai i bëri edhe një herë tjetër thirrje Kosovës t’i bashkohet nismës.

Ballkani i Hapur as nuk ndalet, as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe do të vijojmë të jemi këtu’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat