Edhe Linda Morina po merrë pjesë në protestën e veteranëve

Lajme

Edhe Linda Morina po merrë pjesë në protestën e veteranëve

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:31
Linda Morina

Me flamur në dorë i cili mbanë emblemën e UÇK-së e me bluzën me mbishkrim “Liria ka Emër” – edhe Linda Morina po proteston.

Ajo shihet fare pranë forcave policore.

Siç duket Linda Morina e gjetur momentin të rishfaqet në skenë sepse për një kohë të gjatë s’është dukur.

Image

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari iu ka bërë thirrje qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të reflektojnë krahas kërkesave të tyre dhe siç tha ai të ndalen edhe provokimet ndaj protestuesve.

Image

Po ashtu, Jashari ka bërë thirrje protestuesve që protesta të mbahet e qetë dhe e dinjitetshme, ashtu siç ka qenë e dinjitetshme edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat