Dalin shifrat e fitimeve që realizoi Enver Hoxhaj nga shitja e librit të tij

Lajme

Dalin shifrat e fitimeve që realizoi Enver Hoxhaj nga shitja e librit të tij

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 13:47
Libri “Përplasja e madhe”

Enver Hoxhaj ka deklaruar të hyra prej shtatë mijë e pesëqind eurove gjatë vitit 2021 nga shitja e 750 kopjeve të librit të tij, të titulluar “Përplasja e madhe”.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2021, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës i ka deklaruar të hyrat e gjeneruara nga shitja e librit të tij në formë të “honorareve”.

Hoxhaj, vitin e kaluar kishte promovuar dhe shitur gjithsej 750 kopje të librit të tij në Nju Jork, Tiranë dhe Ulqin.

Libri me autor ish-kryediplomatin e Kosovës, flet për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që Hoxhaj sa ishte ministër i jashtëm kishte hasur, e që lidheshin me luftën e Rusisë kundër Kosovës.

Këtë libër, ish-ministri Hoxhaj do ta promovojë sot në Prishtinë.

Në promovim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat