Arrestohet shoferi i cili e goditi për vdekje ish-ushtarin e UÇK-së në Drenas

Lajme

Arrestohet shoferi i cili e goditi për vdekje ish-ushtarin e UÇK-së në Drenas

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 11:48
Selver Lladrovci

Policia e ka arrestuar shoferin i cili e ka goditur për vdekje ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Selver Lladrovci.

56-vjeçari u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje në rrugën Bardh i madh – Drenas pasditën e së dielës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Familjarët kanë njoftuar se ish-luftëtari i Brigadës 114, do të varroset sot në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat