Në rrugët në veri të Mitrovicës shumë automjete me targa KM – afati skadon sot, gjendje mbetet e tensionuar

Lajme

Në rrugët në veri të Mitrovicës shumë automjete me targa KM – afati skadon sot, gjendje mbetet e tensionuar

Nga: F. B. Më: 31 tetor 2022 Në ora: 12:57
Pamje nga veriu

Afati i qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve me tabela serbe KM në ato RKS skadon sot, nëpër rrugë në veri sot nga mëngjesi janë vërejtur shumë automjete me tabela të lëshuara nga MB e Serbisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Nga ana tjetër, atmosfera në veri të Mitrovicës megjithatë është e tensionuar sepse aktualisht në këtë pjesë janë parë shumë xhirues edhe gazetarë, ndërsa qytetarët në kalim e sipër shprehen se këto janë shenja se o përgatitet edhe një aksion i Prishtinës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, deri sot nga rreth 9 mijë automjete sa llogaritet se ka që mbajnë tabela serbe, vetëm 20 e ca prej tyre kanë ndryshuar tabelat KM në ato RKS.

Afati për ndryshimin e tabelave nga ato KM në RKS sipas vendimit të qeverisë së Kosovës skadon sot, ndërkohë sipas kryeministrit Kurti pas kësaj nga nesër me 1 nëntor deri me 21 nëntor të gjithë pronarëve të automjeteve me tabela KM do të ju tërhiqet vërejtja, ndërsa pas 21 nëntorit deri me 21 janar për dy muaj të plotë ata që nuk ndryshojnë tabelat e hasen në trafik do të dënohen me gjoba që arrijnë deri në 150 euro.

"Pas datës 21 janar, pronarët që hasen pajisjen me tabela provuese deri me 21 prill, kur nuk lejohet asnjë lloj tjetër i tabelave që të qarkullojnë në Kosovë, përveç atyre RKS”, ka thënë Kurti.

Serbët lokal kanë deklaruar se me vendosmëri nuk do lëshojnë pe ndaj presioneve dhe mbeten pranë qëndrimit që mos të ndryshohen tabelat, shkruan “B92”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat