Vuçiç drejton armët e rënda nga Kosova në Livadhin e Fasuleve!

Lajme

Vuçiç drejton armët e rënda nga Kosova në Livadhin e Fasuleve!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 23:59
Aleksander Vuçiq

Aleksandër Vuçiç ka nxjerrë artilerinë e raketave dhe armëve të rënda në Livadhin e Fasuleve, në verilindje të Nishit, duke sajuar një teatër lufte në pritje të negociatave me Kosovën.

Pasi ka bojkotuar samitin e Berlinit, duke dërguar atje Ana Brnabiçin, Vuçiç ka marrë pjesë në një manovër ushtarake, ku ka lëshuar mesazhe të forta që ia dërgoi qartësisht Perëndimit:

Nuk mund të na përdorin si thes grushtimi; kemi armë shumë moderne, e patë si e rrëzuam dronin e Kosovës, vetëm me pajisje elektronike”, tha Vuçiç i cituar nga B92.

Në fakt, duhet thënë se kjo stërvitje ushtarake nuk u zhvillua në kufi me Kosovën, por në një poligon malor që quhet livadhi i fasuleve, i cili gjendet në Serbinë juglindore, në veri të Nishit, qyteti më i madh jugor i vendit.

Megjithatë, mesazhi politik që dha Vuçiç, nuk se ishte i pakuptimtë. Në vija të trasha presidenti serb ju drejtua publikut të tij, duke i thënë se “jemi të rrethuar, jemi vetëm, por askush nuk mund të na shtypë, jemi gati për luftë”.

E duke ju referuar armëve ruse ka shtuar, “Edhe atë që paguajmë, presim dy vjet dhe nuk mund të vijë nga lindja sepse askush i lë të kalojnë. Ne duhet të përkushtohemi që të prodhojmë mjaftueshëm armë, mjete dhe municione”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se deri në Vitin e Ri do të ketë një listë të plotë të aseteve dhe se industria ushtarake duhet të modernizohet.

“Duhet të fokusohemi te vetja. Duhet të shkojmë përtej kornizës së vitit 1990. Nuk gaboj nëse them se kemi ndryshuar shumë dhe se aftësitë tona janë përmirësuar ndjeshëm. Por, nuk jam i kënaqur”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia mund të mbështetet vetëm tek vetja e saj.

 “Kemi rrëzuar një dron, duhet të kishim rrëzuar edhe më shumë, prandaj kam nënshkruar, nuk ka kohë për të humbur… Kjo është detyra jonë, jam i kënaqur, kemi 294 pajisje të mëdha në armatimin e serbëve. Ka dallim të madh mes atyre që investuan në ushtri dhe atyre që e çarmatosën atë”, tha Vuçiç.

Ai, duke ju referuar Perëndimit shtoi se disa nuk mund ta kuptojnë se si Beogradi do të jetë i paangazhuar dhe i pavarur.

 “Forcat e Armatosura të Serbisë e rrëzuan dronin, duke përdorur pajisje elektronike, nuk janë përdorur mitralozë dhe topa kundërajror, por pajisjet elektronike më modern; kjo tregon se ne nuk bëjmë shaka, nuk po kërcënojmë askënd, nuk po bëjmë lojë lufte, por jemi shumë të vendosur për të mbrojtur Serbinë.

Le të kthehemi në tryezën e bisedimeve, Serbia është e gatshme për dialog dhe kompromis, por Serbia nuk është më një thes për tu grushtuar, ndaj mos na sfidoni”, përfundon Presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat