Bieber e komenton me ironi deputetin serb që u kap duke shikuar porno në kuvend

Lajme

Bieber e komenton me ironi deputetin serb që u kap duke shikuar porno në kuvend

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:37
Deputeti serb që u kap duke shikuar porno në kuvend

Sot në media është publikuar një video-skandal i deputetit të Partisë Socialiste në Serbi, Zvonimir Steviq, i cili u kap duke shikuar pornografi gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë ku diskutohej për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Ai shihet në një video të publikuar në Twitter teksa e ka vendosur telefonin nën tavolinë për të parë filmin derisa është diskutuar për Kosovën.

Këtë lajm e ka komentuar ironikisht edhe njohësi i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber.

“Kur një deputet nga koalicioni qeverisës (SPS) shikon pornografi gjersa parlamenti debaton për Kosovën. Më shumë metafora nuk mund të përballoj në një ditë të vetme”, ka shkruar Bieber. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat