I thyhet vetura gazetares së RTK-së

Lajme

I thyhet vetura gazetares së RTK-së

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:22
Vetura e Ilire Zajmit

Në lagjen “Dardania” në Lakrishte, sot gjatë ditës i është thyer xhami i veturës gazetares së RTK-së, njëherit shkrimtares, Ilire Zajmi.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Zajmi përmes Facebook-ut, ku ka postuar edhe një fotografi të veturës.

“Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin”, ka shkruar ajo.

Derisa ajo ka treguar që rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat