​Vuçiq për strategjinë e sigurisë së Kosovës: Duan përshkallëzim të konfliktit

Lajme

​Vuçiq për strategjinë e sigurisë së Kosovës: Duan përshkallëzim të konfliktit

Më: 1 prill 2023 Në ora: 13:56
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me strategjinë e re të sigurisë, Qeveria e Kosovës do përshkallëzim të konfliktit.

Kujtojmë që sipas strategjisë së re të sigurisë, forcat e rendit të Kosovës do të jenë në tërë territorin.

“Ne do të flasim për këtë. Nuk mendoj se do të ndodhë lehtë sepse do të thotë se nuk ka më asnjë efekt ndonjë marrëveshje që kemi arritur. Kjo do të thotë se ata duan një përshkallëzim të konfliktit dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vuçiq të shtunën, duke iu përgjigjur një pyetje nëse ky hartim i strategjisë është presion për Serbinë.

Në draftin e strategjisë theksohet se nuk është eliminuar tërësisht kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Kosovës nga Serbia, por vlerësohet se kjo mundësi është zvogëluar pas proceseve integruese të vendeve të rajonit në NATO dhe në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat