E rëndë: Një person nga Vushtrria, Sh. Behrami vdiq para pak minutash, dyshohet se bëri vetëvrasje

Lajme

E rëndë: Një person nga Vushtrria, Sh. Behrami vdiq para pak minutash, dyshohet se bëri vetëvrasje

Më: 6 prill 2023 Në ora: 15:18
Shaip Behrami

Një rast i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri, ku një person ka vdekur.

Merret vesh se viktima Shaip Behrami ka bërë vetvrasje.

Viktima ka punuar në njërin prej bizneseve më të mëdha në Vushtrri.

Lajmi është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 30 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Po ashtu është bërë e ditur se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat