​Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Lajme

​Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 19:30
Foto nga vendngjarja

Ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi dhe Vranidoll.

Kolonat e gjata në këtë rrugë janë krijuar edhe për shkak të sanimeve të gropave që janë duke u bërë këto ditë në këtë magjistrale.

Qytetarët e kësaj ane kanë dërguar në KosovaPress foto dhe video të kolonave në rrugën e Podujevës.

Ndërkohë, shmangia e gropave nga vozitësit shton rrezikun për aksidente në magjistralen Podujevë – Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat