Mësohet identiteti i 28 vjeçarit nga Skenderaj që ndërroi jetë

Lajme

Mësohet identiteti i 28 vjeçarit nga Skenderaj që ndërroi jetë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 06:30
Azem Shaqiri

Dje është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Skenderaj, ku një 28-vjecar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Bëhet me dije se viktima është Azem Shaqiri, anëtari i tifogrupit të Drenicës ‘Shqiponjat e Zeza’.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”.

Zahiti po ashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat