Dy motrat Shala përloten, teksa flasin për kujdesin e shtuar që ka nëna e tyre për to

Lajme

Dy motrat Shala përloten, teksa flasin për kujdesin e shtuar që ka nëna e tyre për to

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:31
Motrat Shala

Në rubrikën ‘Brenda Botës së fëmijëve’, këtë të diel protagoniste ishin dy motrat Shala nga komuna e Klinës.

Dionesa dhe Ornela gjatë intervistës që realizuan me gazetaren Brenda Nebihu, treguan për pasionin që kanë për muzikën, por edhe për lidhjen e ngushtë me prindërit.

Madje, ato gjersa po flisnin për nënë e tyre, sakrificën dhe kujdesin që ka për to, nga emocionet që kishin u përlotën.

‘Mami dhe babi për janë dy persona shumë të rëndësishëm në jetën time, ku pa përkrahjen e tyre unë nuk do të arrija këtu ku jam si një këngëtare e vogël. Unë i falënderojë shumë përzemërsisht që na ndihmojnë neve vazhdimisht. Është shumë e vështirë me fol për ta sepse i dua shumë ata, nuk dua të qaj por gjithmonë kanë bërë për neve’, thanë motrat Shala.

Por në fund të intervistës, gazetarja zhvilloi edhe një bisedë me babanë dhe nënën e Dionesës dhe Ornelës, ku mund të njoftoheni po ashtu edhe me lidhjen që ata kanë për fëmijët e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat