Dorëzohet në Polici i dyshuari që e ndihmoi shokun pas plagosjes së dy vëllezërve në Fushë Kosovë, zbulohet identiteti i tij

Lajme

Dorëzohet në Polici i dyshuari që e ndihmoi shokun pas plagosjes së dy vëllezërve në Fushë Kosovë, zbulohet identiteti i tij

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 00:15
Fushë Kosovë

Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë në Fushë Kosovë, ky dy vëllezër u plagosën me armë zjarri. Ata u qëlluan nga një veturë në lëvizje, në të cilën ndodheshin dy persona.

Gazeta raportoi se i dyshuari kryesor Leutrim Ramadani është arrestuar, ndërsa edhe i dyshuari tjetër tashmë është dorëzuar në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari Ramadani është marrë në pyetje nga hetuesit policorë lidhur me rastin dhe më pas ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim policor.

Ai do të hetohet për veprat penale “Vrasje e ëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës.

Ndërsa shoku i tij, që vendosi të dorëzohet është Alban Morina, ndaj të cilit është iniciuar rasti në drejtim të veprës “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Ndryshe, me rastin e arrestimit të Ramadanit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe armën të cilën ai dyshohet se e kishte përdorur për t’i qëlluar dy vëllezërit Kadriu. Përveç armës, Policia ka sekuestruar edhe veturën e të dyshuarit, ku janë gjetur disa gëzhoja. 

Viktimat që u sulmuan me armë janë dërguar në QKUK, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

“Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri . Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat