I hidhet bombë në oborr të shtëpisë, kryesuesit të Bordit të Trepçës

Lajme

I hidhet bombë në oborr të shtëpisë, kryesuesit të Bordit të Trepçës

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Hyseni, që tregoi se ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Prej këtij akti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka lëndime të njerëzve.

Ai tha se nuk ka dyshime kush mund ta ketë bërë këtë vepër, me të cilën është duke u marrë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat