Deklarata e Vuçiq për “heqje dorë nga BE”, po vlerësohet strategji për konsum politik

Lajme

Deklarata e Vuçiq për “heqje dorë nga BE”, po vlerësohet strategji për konsum politik

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 20:24
Aleksander Vuçiq

Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka stagnuar. Krahas kësaj, në pikëpyetje është vënë edhe gatishmëria për integrim e shtetit serb në Bashkimin Evropian.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq shkak për këtë është refuzimi i zbatimit të të gjitha pikave të marrëveshjeve, të arritura së fundmi me Kosovën.

E këtë situatë, politologu Fidan Ukaj sheh më shumë si kërcënim ndaj BE-së, sesa realitet që mund të ndodhë.

“Është më shumë një paralajmërim drejt BE-së, e jo që mund të ndodhë në të vërtetë. Most ë harrojmë fondet e BE-së që ndahen për Serbinë janë shumë të rëndësishëm, për të mos thënë jetike ër ekonominë e Serbisë, e po ashtu shumë kompani të fuqishme kanë hapur me mijëra vende të punës në Serbi. Ndalja e rrugës së Serbisë për anëtrësim në BE, sigurisht që do të ketë një kundërpërgjigjje duke i ndalur këto fonde”.

Ndërkaq, nëse Serbia tërhiqet nga rrugëtimi i saj drejt BE-së, njohësi i çështjeve politike Visar Xani thotë se i hap rrugë Kosovës.

Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor pasditen e së mërkurës janë takuar në Bruksel.

Në fokus të këtij takimi temë diskutimi ishin tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat