Vuçiq me kërkesa ndaj Lajçakut: Duam Asociacion, zgjedhje ne veri, jo provokime të reja nga Kosova

Lajme

Vuçiq me kërkesa ndaj Lajçakut: Duam Asociacion, zgjedhje ne veri, jo provokime të reja nga Kosova

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:42
Foto nga takimi

Ka përfunduar takimi mes emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Drejtori i Zyrës qeveritare të Serbisë, për Kosovën, Petar Petkoviq, ka njoftuar se ky takim që zgjati më shumë se një orë “nuk ishte siç e quan aspak i lehtë, dhe se nikoqiri i foli mysafiriit për domosdoshmërinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nga ana e Kosovës, pastaj mbajtjen pa ndonjë shtyrje të zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, si dhe çështjen më aktuale për momentin e që është vendimi nga ana e autoriteteve  kosovare për heqjen nga përdorimi të valutës serbe dinarin, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt".

“Ne jemi palë përgjegjëse, të përkushtuar që të shohim në drejtim të normalizimit dhe që t’i përmbushim obligimet tona në dialog. Por e dini qysh, në mënyrë që kjo të zbatohet na duhet edhe pala tjetër e cila duhet t’i zbatoj obligimet e saj. Dhe në mënyrë që të shkojmë drejt deesklaimit ashtu siç ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian po hasim në diçka tjetër”, tha Petkoviq.

Për me tepër ai shtoi se “Prishtina, me hapa joligjor e siç i quan të dhunshëm po tenton që ta shkatërroj dialogun dhe ta sjellë në pyetje mbetjen e serbëve në Kosovë”.

Ndërkohë Lajçak, të martën do zhvillojë takime me krerët shtetëror të Kosovës. Kjo është vizita e tij e parë për 2024-ën si në republikën e Serbisë, ashtu edhe në atë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat