Fox News: Gruaja që vdiq në Brezovicë ishte skiatore e famshme në Amerikë

Lajme

Fox News: Gruaja që vdiq në Brezovicë ishte skiatore e famshme në Amerikë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 10:46
Katherine “Kasha” Rigby

Mediat amerikane i kanë dhënë jehonë vdekjes së skiatores në Brezovicë.

Skiatorja e njohur amerikane Katherine “Kasha” Rigby vdiq pas një orteku gjatë skijmit në Brezovicë.

Për këtë ka raportuar edhe mediumi, Fox News.

Në mediat amerikane dhe ndërkombëtare thuhet se Rigby ka qenë pjesëmarrëse në shumë gara amerikane dhe ndërkombëtare.

54 vjeçarja ndërroi jetë pasditen e të mërkurës në zonën “Foleja e Shqiponjave” në Brezovicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat