Profesori nga Beogradi: Parlamenti ‘gjithëserb’ u bë ekskluzivisht për Kosovën dhe Srebrenicën

Lajme

Profesori nga Beogradi: Parlamenti ‘gjithëserb’ u bë ekskluzivisht për Kosovën dhe Srebrenicën

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 09:23
Rade Veljanovski

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Rade Veljanovski, foli për televizionin N1 për Kuvendin e ashtuquajtur ‘Gjithëserb’ i cili u mbajt në Beograd në mënyrë pompoze.

Profesor Veljanskovski i përmblodhi mesazhet e parlamentit, të cilat përbëhen në dy kryesore: “Serbët janë më të fortët në rajon dhe askush nuk duhet të bëjë shaka me serbët”.

“Është vazhdimësi e një politike që ekziston për gati 40 vjet”, tha profesor Veljanovski.

“E gjithë ajo deklaratë dhe i gjithë ai parlament është bërë për dy arsye themelore. Njëra është rezoluta për Srebrenicën dhe tjetra është Kosova. Është një politikë krejtësisht shterpë dhe e pamenduar në lidhje me të dyja këto ngjarje,” theksoi Veljanovski.

Ai thekson se Rezoluta është rezultat i faktit se Serbia nuk e ka pranuar atë që ndodhi në Srebrenicë për dekada, si dhe lavdërimi i pjesëtarëve të popullit serb që morën pjesë në gjenocid.

“Dhe është harruar fare se sa mori pjesë Serbia në të”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat