Kush janë 10 kandidatët që deri tani kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale?

Lajme

Kush janë 10 kandidatët që deri tani kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale?

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 11:43
Kandidatet

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e ardhshme, më 12 tetor 2025.

Qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokalë në 38 komuna si dhe përfaqësuesit në kuvendet komunale.

E që nga nisja e fushatës zgjedhore më 13 shtator 2025 kandidatët për kryetarë të komunave janë mjaftë aktivë.

Por, a e dini se cilët kandidatë për kryetarë të komunave kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale.

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar të dhëna, se kush prej kandidatëve ka shpenzuar më së shumti.

10 KANDIDATËT PËR KRYETARË ME MË SË SHUMTI SHPENZIME NË RRJETET SOCIALE

Uran Ismaili (PDK) – 6,318€

Alban Hysen (LVV) – 2,264€

Besa Shahini (PSD) – 1,822€

Përparim Rama (LDK) – 1,593€

Zafir Berisha (BDP) – 808€

Petrit Hajdari (PDK) – 735€

Driton Selmanaj (LDK) – 724€

Gezim Krasniqi (LDK) – 658€

Natyra Kuçi (PDK) – 614€

Shpejtim Bulliqi (LVV) – 584€. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat