Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi

Lajme

Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Hoteli “Castel” në Milloshevë është djegur sot dhe i cili është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.

Ende nuk dihet se prej çka është shkaktuar zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat