Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim policor

Kronikë

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim policor

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 08:43
Fotoilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportimit, viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se një person i panjohur ka dalë nga një veturë dhe e ka sulmuar fizikisht me thikë.

Pas sulmit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e kirurgjisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia është duke kërkuar të dyshuarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat