Dy shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi janë kapur duke zhvilluar gara të shpejtësisë me vetura në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc të Ferizajt, transmeton “Bota sot”.
Rasti ka ndodhur më 24 nëntor 2026, rreth orës 21:48, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie.
Shoferët, L.V., 23 vjeç, dhe T.P., 22 vjeç, drejtonin veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320.
Për këtë kundërvajtje, policia u ka shqiptuar të dy shoferëve nga 500 euro gjobë dhe nga pesë pikë negative.
Po ashtu, ndaj tyre është shqiptuar edhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke paralajmëruar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e drejtuesve të automjeteve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.