Policia publikon statistikat e 24 orëve të fundit, 53 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa

Kronikë

Policia publikon statistikat e 24 orëve të fundit, 53 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 08:46
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të sigurisë në trafik dhe aktivitetit policor, ku gjatë periudhës së raportuar është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, transmeton “Bota sot”.

Sipas të dhënave, janë evidentuar edhe 20 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 360 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Sa i përket aktivitetit policor, janë arrestuar 11 persona, ndërsa tre persona janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, dy persona janë duke vuajtur dënimin, ndërsa në ndalim policor nuk raportohet të ketë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat