Zjarri përfshin garazhin në Gjilan, digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake

Kronikë

Zjarri përfshin garazhin në Gjilan, digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 08:39
Fotoilustrim

Një zjarr ka përfshirë një garazh në Gjilan, ku si pasojë janë djegur dy vetura dhe disa pajisje shtëpiake.

Rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 01:15, transmeton "Bota sot".

Ankuesi ka njoftuar se, në rrethana ende të panjohura, garazhi i tij është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat janë duke trajtuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat