I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’iu shmangur kontrollit në Podujevë

Kronikë

I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’iu shmangur kontrollit në Podujevë

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 08:41
Fotoilustrim

Një doganier i Kosovës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Podujevë.

Kjo pasi një i dyshuar ka goditur me automjet në dorë zyrtarin doganor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton “Bota sot”.

Rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 13:27. Sipas raportimit, ekipi i Doganës së Kosovës kishte ndaluar një automjet për kontroll, me qëllim të verifikimit nëse po transportoheshin mallra të kontrabanduara.

Megjithatë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka tentuar të largohet me automjet, duke goditur në dorë doganierin. Pas kësaj, ai ka ikur në drejtim të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat