Mosmarrëveshja për borxh përfundon me kanosje në Vushtrri, policia sekuestron fishekë dhe karikator

Kronikë

Mosmarrëveshja për borxh përfundon me kanosje në Vushtrri, policia sekuestron fishekë dhe karikator

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 08:47
Fotoilustrim

Dy persona kanë raportuar se janë kanosur nga një person në Vushtrri, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh, transmeton “Bota sot”.

Rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:45, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Sipas raportimit, i dyshuari, mashkull kosovar, gjatë konfliktit kishte ekspozuar një armë dhe i kishte kanosur dy ankuesit.

Pas raportimit të rastit, me vendim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë, një karikator i zbrazët dhe një sprej.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat