Veprimtari nga diaspora, Ilir Canhasi, ka rikthyer një postim të mëparshëm, ku ka reaguar ashpër pas mosmiratimit të rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë në Kuvendin e Shqipërisë
Në një postim publik, Canhasi ka deklaruar se nuk e njeh më Edi Rama si kryeministër, duke e cilësuar vendimin e Kuvendit si “damkë para botës demokratike”.
Ai ka kritikuar deputetët që, sipas tij, më herët votuan edhe kundër rezolutës për dënimin e gjenocidit rus në Ukrainë, ndërsa paralajmëroi se nesër mund të mos pranohet as dënimi i gjenocidit serb në Kosovë.
“Janë lidhjet, detyrimet, është Vuçiç matanë”, ka shkruar Canhasi në reagimin e tij.
Postimi i mëparshëm i Ilir Canhasit:
Unë nga sot nuk e njof më z. Edi Raman kryeministër të Shqipërisë.
S’kalon rezoluta për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë
Jemi parlamenti i vetëm që nuk ka një dokument të vendosur formal për të dënuar gjenocidin. Është një ditë e cila na vendos një damkë të rëndë para botës demokratike. para disa ditësh këta zotërinjtë votuan kundër rezolutës për të dënuar gjenocidin rus në Ukrainë. Sot nuk pranuan rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Bosnje, nesër nuk do pranojnë të dënojnë gjenocidin serb në Kosovë. Pse? Se janë lidhjet, detyrimet, është Vuçiç matanë. Janë qëllimet prandaj sot ne u damkosëm në parlamentin shqiptar.