Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së

Lajme

Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Situata ka eskaluar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një seancë që fillimisht ishte karakterizuar nga debatet dhe përplasjet verbale mes përfaqësuesve të pushtetit dhe atyre të opozitës, dyshohet se ka përfunduar edhe me përleshje fizike.

Sipas dyshimeve fillestare, tensionet kanë nisur gjatë diskutimeve në seancë, ku përfaqësuesit e dy palëve janë përfshirë në një përplasje verbale, e cila më pas ka agravuar në konflikt fizik.

Në këtë incident dyshohet se janë përfshirë drejtori Gazmend Asllani dhe disa asamblistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me rrethanat e plota të incidentit, nëse ka persona të lënduar apo se si ka përfunduar përplasja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat