Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku një veturë është përplasur në një shtyllë elektrike.
Sipas informacioneve fillestare, në veturë ndodheshin disa persona që po udhëtonin me shpejtësi drejt spitalit, për shkak të një rasti familjar.
Siç raporton media si pasojë e përplasjes, lëndime në pjesën e gjoksit ka pësuar shoferi, i cili dyshohet se nuk kishte qenë i vendosur rripi i sigurisë në momentin e aksidentit.
Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t'u sqaruar.