Publikohet lista studentëve të Maqedonisë që kanë fituar bursë shtetërore

Maqedonia

Publikohet lista studentëve të Maqedonisë që kanë fituar bursë shtetërore

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Studentët që kanë aplikuar për të fituar bursë studentore për vitin akademik 2020/21 mund të shohin rezultatet e Konkursit.

Studentët që janë fitues të bursës studentore, deri më 22 dhjetor duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut.

“MASH-i i publikoi rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studentët e rregullt deri në diplomim në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në RMV në vitin akademik 2020/21”, njoftojnë nga MASH-i, duke sqaruar se studentët që nuk kanë fituar këtë të drejtë, do të mund të ankohen në momentin kur të pranojnë arsyen e refuzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat