Anulohet votimi në një qendër votimi në Shtip

Maqedonia

Anulohet votimi në një qendër votimi në Shtip

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Foto Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sipas detyrës zyrtare sot anuloi votimin në zgjedhjet për kryetar komune në qendrën e votimit 2.266 në Shtip, sepse në kutinë e votimit kishte një fletë votimi më shumë sesa nënshkrime në ekstraktin nga Lista e Votuesve.

Anëtarët e Komisionit numëruan fletët e votimit dhe përcaktuan se me të vërtetë ka edhe një fletë votimi. Gjendja faktike u vërtetua edhe nga anëtarët e bordit zgjedhore.

Anëtarët e KSHZ-së nuk e pranuan propozimin e Elizabeta Postolovska, anëtare e KSHZ-së, për shkarkimin e Bordit Zgjedhor dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për shkak të një votimi të tepërt në qendrën e votimit 2.266.

Janakie Vitanovski vlerësoi se anulimi nuk ndikon në rezultatet e votimit në Shtip dhe se KSHZ i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat