Spasovski: Kemi plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit

Maqedonia

Spasovski: Kemi plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bëri të ditur se MPB ka plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit si dhe për natën e 1 janarit.

Spasovski bën thirrje që viti i ri të festohet me përgjegjësi, pa grupime dhe rrezikim të shëndetit publik. Ai paralajmëroi se nëse dikush në mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikon shëndetin e qyetatrëve do të duhet të jap përgjegjësi.

“U shuan shpalljet për festime grupore nëpër vila për vitin e ri menjëherë pasi nisëm me thirrje dhe kontrolle përmes Sektorit për parandalim pranë MPB.

Prania policore gjithmonë ka qenë e përforcuar rreth vitit të rit dhe festave të tjera të janarit për shkak se është e rëndësishme të mbahet rendi dhe qetësia publike, ndërsa këtë e dëshmon edhe numri i vogël i incidenteve në vitin e kaluar. Kemi plan operativ të posaçëm për natën e 31 janarit dhe për natën e 1 janarit”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat