MASH Maqedoni: Përshpejtohet mënyra e pagesës së bursave të nxënësve dhe studentëve

Maqedonia

MASH Maqedoni: Përshpejtohet mënyra e pagesës së bursave të nxënësve dhe studentëve

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:21
Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndryshoi mënyrën dhe dinamikën e pagesës së bursës për nxënësit dhe studentët. Nga MASH shtojnë se nuk do të ketë vonesa në pagesë ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Fituesit e rinj të bursave për vitin arsimor, gjegjësisht për vitin akademik 2020/2021, si dhe ata shfrytëzues që kanë vazhduar të drejtën e bursës që kanë fituar gjatë viteve të kaluara, tashmë kanë marrë mjetet”, sqarojnë nga MASH.

Ata shtojnë se kjo dinamikë e rregullt e pagesës së bursave do të vazhdojë të realizohet edhe më tej dhe kjo është e rëndësishme për ata që i kanë përmbushur kushtet dhe kanë realizuar të drejtën.

“Bëhet fjalë për mjete që mbështesin dhe avancojnë standardin studentor, ndihmojnë procesin e arsimit dhe paraqesin motivim për të rinjtë gjatë mësimin” njofton MASH.

Nga MASH thonë se avancimi i standardit studentor dhe të nxënësve do të vazhdojë të jetë një ndër prioritetet në vitin e ri./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat